Fytyra e Lionel Messit është përjetësuar me tatuazhe dhe murale në Argjentinë pas triumfit në Kupën e Botës në Katar. Tashmë, portreti i kampionit absolut shihet nga lartësia në një fushë misri të projektuar posaçërisht për 35-vjeçarin. Fusha ndodhet në një provincë të Kordobës, e cila u mbjell në formënqë krijonte imazhin visual të fytyrës dhe mjekrës së Messit. Fermeri i cili mori iniciativën pranoi se sulmuesi është i pamposhtur dhe nuk kishte mënyrë tjetër për ta përjetësuar 7 herë fituesin e Topit të Artë.
Argjentina është eksportuesi i tretë më i madh i misrit dhe eksportuesi më numër 1 i miellit të sojës dhe vajit të përpunuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ