Kush e ka radhën? Prokurorët e SPAK kanë gati 3 urdhër-arrestet e radhës…

Nga Aida TOPALLI

Me ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë, do të pompozohej edhe puna. Që nga viti 2019, e deri më sot, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u gjykua dhe u paragjykua se nuk po bën si dhe sa duhet. Megjithatë, çdo gjë e re, do kohën e saj të implementohet. E krahas implementimit, kur bëhet fjalë për drejtësi, do kohën e saj të shqyrtojë e të shoshisë çështje që janë tejet delikate.

Njëherë sepse kemi të bëjmë me grupe të strukturuara kriminale, mjaft të rrezikshme për shoqërinë. Dhe nga ana tjetër, sepse kemi të bëjmë, me zyrtarë e ish zyrtarë, të përfolur e të hetuar për afera të mëdha korruptive, e për shpërdorim detyre, që ka pasur raste që janë mbyllur fatkeqësisht me pasojë edhe humbjen e jetëve njerëzore. Akte të tilla, lënë pas, edhe ndikimin në buxhetin e  shtetit, që mund të kenë pasur abuzimet me tenderat e fondacionet. Nga viti 2019 e deri më tani, qindra qytetarë e zyrtarë, kanë kallëzuar në SPAK pretendimet për abuzime, të drejtuesve lokalë e qendrorë.

Mes të kallëzuarve, janë emra të mëdhenj si

Ish Ministri i Financave, njëherësh zv/kryeministër dhe ministër për rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ish-kryebashkiaku i bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

E do të merreshein në pyetje e do të thërriteshin, dhjetëra kryetarë e ish kryetarë, dhe dhjetëra të tjerë, përfaqësues të politikës shqiptare.

Aktualisht, SPAK do të rriste besueshmërinë, duke çuar pas hekurave, krahas zyrtarëve të tjerë të institucioneve në vend, edh eish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ndërkohë, burime koefidenciale, bëjnë me dije se emra të tjerë ish zyrtarësh të lartë të shtetit shqiptar, apo ish drejtues vendor, janë në listën e urdhër arresteve, që pritet të jepen nga dita në ditë. Për asrye etike, replika zgjedh të mos bëjë publik asnjë emër, deri në reagimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme.