Hotel ‘Pameba’ me 3 kate i Vangjush Dakos, si e legalizoi për 6 kate, ka edhe një video pazari si dhe një qytet me magazina
BURIMI: PRAPASKENA
Ky është hotel ‘Pameba’ me 3 kate i Vangjush Dakos, i arrestuar nga SPAK për shpërdorim detyre, por që e ka kaluar në emrin e të vëllait Edmond Dako, bashkë me një qytezë me magazina në Durrës, pasuri të cilat dyshohet se burojnë nga paratë e pista.
Ndërtesa që ka funksionuar si hotel. Edhe pse është me tre kate, është legalizuat në mënyrë korruptive dhe duke falsifikuar dokumentet, sikur është me 6 kate.Legalizimi korruptiv është bërë në vitin 2020 me ndërhyrjen e Vangjush Dakos, i cili kontrollonte Bashkinë e Durrësit dhe drejtorinë e Legalizimeve.
Prpapaskena ka prova për një takim mes Dakos dhe personit që ka bërë legalizimin abuziv. Takimi është zhvilliluar në një restorant të njohur në Durrës.Afera është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por Prokuroria e Durrësit, nuk ka nisur një hetim, edhe pse faktet janë flagrante.
Gjithashtu, nuk dihet burimi i parave për ndërtimin e hotelit, ashtu siç nuk dihet burimi i parave për ndërtimin e një pallati 11 kate nga Dako, i cili e ka deklaruar 72 milionë lekë.