Vetëm pak ditë më parë, Bashkia e Kukësit u përfshi në një megaskandal. Ish-kryetari Safet Gjici, u filmua duke kryer akte seksuale në zyrën e tij, me një shtetase, që më pas rezultoi të ishte 40-vjeçarja Alma Kaçi.
Një javë më parë me urdhër të SPAK, u arrestua për veprën penale “Korrupsion Pasiv”, Safet Gjici, ndërsa u la në arrest shtëpie Kaçi.
Më datë 26 qershor do të paraqiteshin në SPAK për të disatën herë të dy, ku u njohën edhe me masën e sigurisë.
Por ndërkohë, Alma Kaçi, thanë burime koefidenciale për “Replika” që ka folur para hetuesve, duke treguar emrat ose emrin e porositësit, dhe gjithë skemën e organizimit të këtij video-skandali.
Bëhet fjalë për një personazh të njohur në qytetin e Kukësit, disa herë kandidat për kryetar bashkie e jo vetëm.