“Çdo gjë fillon këtu, zhvillohet këtu dhe mbaron këtu. Nga unë do jetë kështu”, kështu është shprehur Julian Deda një ditë më parë gjatë intervistës me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron në “BBV-Live nga shtëpia”.
Aktori i njohur u shpreh se debatet dhe hatërmbetjet që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do ti lërë aty.
Ndërkohë i pyetur se me cilin nga banorët do ruaj miqësinë jashtë apo me cilin nuk do të ruaj fare kontakt, Juli u përgjigj:
“Unë besoj se me Romeon do lidhemi më shumë, e besoj këtë gjë. Me Erjolën do lidhem më shumë. Nuk e njihja fare, por vajzë e shkëlqyer. Me Rozën do rri më shumë. me Eglën nuk e di, sepse mund të jetë tip… Se edhe pak më parë tha ‘dua të rri vetëm’ dhe i thashë ‘vazhdo jetën’”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ