Mbrëmjen e sotme pritet të zbardhet e vërteta e arrestimit të bujshëm të banorit të Big Brother VIP, Liam Mandiaro.
Sonte në orën 21:45 në emisionin Top Story me Grida Duma në Top Channel do të zbardhë gjithë dinamikën e ngjarjes deri në arrestimin e tij.
Të pranishëm pritet të jenë përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit, avokatët e ish-banorit të Big Brother dhe analistë në studio që do të sqarojnë të gjitha pikëpyetjet mbi ngjarjen që shokoi opinionin publik.
Gjithashtu banorët do të ndjekin live emisionin, ndërkohë që ende nuk kanë dijeni mbi motivet e largimit të Liam Mandiaro nga shtëpia.
Kujtojmë që Policia e Tiranës ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip duke e vënë në pranga 44-vjeçarin, Liam Osmani, banori më i ri i “Big Brother Vip Albania 3”, që ju bashkua spektaklit të shtunën.