Vrasja e të riut nga Kukësi në Prizren, arrestohet një tjetër person i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër person në lidhje me vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në lokalin “Kobra City” në Prizren. Në një raport të policisë thuhet se “lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Pronari i lokalit Dibran Hoxha, i njohur ndryshe si “Kobra” dyshohet se ka qëlluar ndaj të rinjve pas një sherri për 400 euro. Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë. Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 Janarit. Pas sherrit, të rinjtë kanë tentuar të largohen nga lokali ku dhe janë qëlluar me armë zjarri. Më pas, ata janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit.

31 vjeçari që ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital ishte kthyer nga Franca për të festuar festat e fundvitit.

Check Also

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *