Kurti pas takimit në Bruksel: Isha gati të firmosja por nuk pranoi pala Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë pas takimit me kryeministrin serb Vuçiç tha se ishte i gatshëm të nënshkruante për planin franko-gjerman në Bruksel, por ky i fundit nuk u tregua i gatshëm.

Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.

Kam shprehur gatishmërinë që ta nënshkruaj këtë tekst, por pala tjetër nuk ishte e gatshme. Mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte meqë u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtij teksti të propozuar do të duhej të rezultonte me nënshkrim, por ishte pala serbe që nuk e bëri këtë”, tha Kurti.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të zbatohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe me këtë plan, kryeministri Kurti ka thënë se “ajo është fjalia e fundit, praktikisht e nenit të fundit dhe për këtë gjë jam përgjigjur”.