Alarm për bombë në Pallatin Presidencial në Maqedoninë e Veriut

SHKUP-Maqedonia e Veriut vazhdon prej muajsh të kërcënohet me alarme për bombë. Autoritetet ligjzbatuese  konfirmojnë së mëngjesin e sotëm janë bërë kërcënime përmes adresave elektronike për institucione, qendra tregtare, objekte sportive, hotele, madje kësaj nuk i ka shpëtuar as Presidenca.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po vijojnë kontrollet nga anti-terrori.

“Gjatë ditës së sotme është denoncuar se përmes adresave elektronike është dërguar kërcënim për vendosjen e mjeteve shpërthyese në: Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeut Arkeologjik, Shtëpisë Muze të Nënë Terezës, Qendrës Tregtare, Ist Gejt, Q.T. Biser, Vila Vodno, Hotel Meriot, Hotel Aleksandar Palas, Qendra Sportive Boris Trajkovski, Stacioni Hekurudhor-Shkup, FFM…Menjëherë pas denoncimit zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe në rrjedh janë kontrollet antiterroriste”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.