Gjatë orëve të natës ka pasur reshje debore në zonat malore të qarkut Shkodër.
Aktualisht, nuk ka rrugë të bllokuara, ndërsa firmat kontraktuale po punojnë në mbajtjen hapur të rrugëve.
Aksi Bogë-Theth ka pasur reshje debore, ndërsa qarkullimi bëhet me mjete të larta dhe me zinxhir.
Gjithashtu, ka pasur reshje debore edhe në zonën e Malësisë së Madhe, në aksin Tamarë-Vermosh, dhe në rrethin e Pukës, në segmentin Qaf Mali-Fierze.
Deri tani, nuk raportohen probleme në këto zona dhe rrugët nacionale janë të hapura.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ