Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare shkrimtari çek me famë botërore Milan Kundera
Milan Kundera shuhet në moshën 94 vjeçare nga një sëmundje e rëndë që vuante prej kohësh. Por ai është ndër të rrallët që fatin e emrit të tij e ka shkruar vetë, si të pavdekshëm. Dhe në trashgiminë e tij letrare, ai la pavdeksinë me veprat e tij, ku mes asaj pasurie një ndër më të njohura mban këtë emër.
Milan Kundera, u largua nga Ccekia komuniste atëkohë ccekosllovakia më 1975, për në Francë, ku dha frymën e fundit. Ai u përjashtua nga partia për veprimtari antikomuniste duke i hequr shtetësinë cceke më 1979. Por kohërat e vështira krijojnë njërëz të mëdhenj, si Kundera që në ato ujra të trazuar krijoi “Lehtësinë e padurueshme e qëniës”, një vepër monumentale.
Pas 40 vitesh larg atdheut të tij Kundera dhe gruaja e tij Vera morën shtetësinë çeke në vitin 2019. Shkrimtari i “Testamenteve të tradhëtuara”, në gjysëm shekulli levroi stilin e tij në poezi, novela e ese, por rrugën e artit nuk e nisi me shkrimin, por me notat muzikore. I lindur me 1 Prill të 1929, Kundersa si fillim ndoqi hapat e babit të tij, një muzikolog i njohur, por shumë shpejt vetën e gjeti në shtratin e rreshtave.
Fitues i dhjetra ccmimve prestigjoze letrare dhe shumë herë I përfolur si kandidati potencial i Nobelit, Kundera tregoi se edhe pa të ai prap ishte shkrimtari i madh i të gjithëve.