Mbreti Charles III dhe gruaja e tij zbuluan për herë të parë skenën e Eurovizion 2023

Këtë vit skena e spektaklit të Eurovizion është zbuluar nga Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla. Çifti mbretëror zbuloi për publikun skenën e garës muzikore evropiane të Eurovizionit të këtij viti, e cila që do të zhvillohet  në qytetin e  Liverpool.

Pas një numërimi mbrapsht nga shikuesit, Charles dhe Camilla zbuluan skenën e konkursit duke shtypur një buton të madh rozë, i cili nisi një seri dritash shumëngjyrësh në skenë.

Liverpool do të jetë vendi pritës i konkursit, në emër të Ukrainës  e cila u shpall fituese e vitit të kaluar.Ukraina nuk  mund të organizojë konkursin për shkak të  luftës  prandaj u vendos që të ishte vendi i dyte ai që do të merrej me organzimin. Konkursi i këngës do të mbahet nga data 9 deri më 13 maj.

Check Also

50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” kantautorin dhe artistin Ardit Gjebrea

50 vite karrierë, Veliaj nderon me titullin “Mirënjohja e Qytetit” kantautorin dhe artistin Ardit Gjebrea: …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *