“Lulëzimi” turistik nxit kantinat e verës për prodhimin
2022 –shi ka qënë vit i mbarë për zhvillimin e kantinave shqiptare të verës pasi rezulton se kanë pasur prodhim. Kushtet klimatike, që cilësohen si një nga kërcënimet më të rrezikshme të industrisë, janë shkaktaret kryesore të frikës nga dështimi por kantinat shqiptare kanë rritur gjithsesi vigjilencën për këtë rrezik te dera, i cili duhet të merret seriozisht. Sfidat edhe për to janë rritur, por dimensionet e tyre sipas pronarëve, po bëhen më të mëdha, duke tejkaluar kufijtë vendas. Organizata Ndërkombëtare për Hardhitë dhe Verën do të theksonte gjatë këtij viti se, pavarësisht problematikave të paparashikueshme në horizont, siç ishte lufta Rusi-Ukrainë, që pa diskutim ka efekte negative të mëdha, kantinave do t’ju duhet të mësohen të përshtaten me kushtet ekstreme të motit, të cilat po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.
Shitjet përmirësohen nën efektin e rritjes së turizmitEcuria pozitive e turizmit gjatë këtij viti ka ndikuar pozitivisht industrinë e verës, e cila e sheh aktivitetin të lidhur ngushtë me këtë sektor.Efekti i pare sipas Monitor është ndier në konsumin pranë kantinave, përmes tureve që vizitorët kanë zgjedhur të zhvillojnë, duke dhënë ndikim direkt në vend.Efekti i dytë shihet te tërheqja e sasisë së verës që bëhet nga restorantet dhe baret në gjithë vendin gjatë sezonit.