“Everywhere all at once” triumfon në OSCAR/ Filmi mori 7 çmime brenda një nate

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi teatrin Dolby në Los Angelos ku moderatori amerikan Jimmy Kimmel u ul në skenë me parashutë, duke imituar skenat e filmit “Top Gun: Maverick”. Hera e trete qe moderator amerikan  prezanton naten emocionuese te ndarjes se cmimeve Oscars. Ne monologun hapes te tij riktheu ne vemendje “shuplakën “ e aktorit Uill Smith drejtuar komedianit Kris Rok vitin e kaluar .

Këtë vit  kemi të nominuar nga çdo cep i Dublinit. Pesë aktorë irlandezë janë nominuar sonte, që do të thotë se shanset për një tjetër luftë në skenë sapo u rritën.”

Këtë vit filmi ‘Everithing Evriuer oll at uans” fitoi zemrat e publikut me temat që trajton si e ekzistencializmit, depresionit dhe  jetës së emigrantëve. Personazhi Evelyn Ëang ne film luhet nga aktorja Mishell Jo. Ajo portretizon një emigrante kineze që drejton një lavanderi së bashku me  burrin e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=7YuiNEwdf9U

Përvec stresit nga biznesi qe kishte në film trajtohet martesa dhe marrëdhënia me babain  i cili nuk miraton zgjedhjet e saj të jetës. Ajo zbulon ekzistencën e universeve paralele dhe befas e gjen veten të ngarkuar të shpëtojë njerëzimin nga një forcë e keqe . Për portretizimin e mrekullueshëm të këtij personazhi Mishell Jo fitoi cmimin e  aktores më të mirë duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që  nderohet me këtë trofe në 95 vjet ceremoni.

E lumtur për sukesin, Jo ja dedikoi arritjet familjes.

Duhet t’ia dedikoj këtë  cmim mamasë sime, të gjitha nënave në botë, sepse ato janë me të vërtetë  heroina dhe pa to asnjë prej nesh nuk do të ishte këtu sonte.  Nëna ime po më  shikon nga  Malajzia së bashku me familjen dhe miqtë e mi.”

 Por filmi i sollli sukses të madh edhe aktorëve të tjerë si Jamie Lee Curtis dhe Key Huy Quan. Ky I fundit mori çmimin Oscar për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij si Waymond Wang në “Everything Everywhere All at Once”.

“Udhëtimi im filloi me një varkë, kalova një vit në një kamp refugjatësh dhe  tani e gjej veten në skenën më të madhe të Hollivudit. Thonë se histori të tilla ndodhin vetëm në filma, nuk mund ta besoj se kjo  po më ndodh mua. Kjo është ëndrra amerikane”.

Edhe dy regjisorët Daniell Kuan dhe Daniell Shnirt triumfuan ne kategorine regjia me e mire. Falë punës së tyre “Everything Everyëhere All at Once” u shpërblye me 7 cmime përfshirë atë të më të rëndësishmin të mbrëmjes atë të filmit më të mirë.

Prodhimi tjeter hollivudian  ‘Asgjë e re nga fronti i Perëndimit ’ mori 4  cmime. Me regji te Edëard Berger, filmi përshkruan tmerret e luftës së parë Botërore nga kendveshtrimi i nje te riu që fillimisht ishte i etur për t’u bashkuar me luftën.

https://www.youtube.com/watch?v=8PLgaUhe1EM

Ai bazohet në romanin  e vitit 1928 nga  autori Erich Maria Remarque. Filmi u nominua në nëntë kategori, duke përfshirë filmin më të mirë. “All Quiet on the Western Front” mundi filmat e tjerë të  nominuar për filmin më të mirë  ndërkombëtarë  si “The Quiet Girl” nga Irlanda; Filmi belg “Close;” dhe ” 1985″ nga Argjentina. Filmi Dhe Ueill i solli fat aktorit Brendën Frejzër. Aktori sjell personazhin Charli një burri mbipeshë ku trajtohet edhe marrëdhënia e tij komplekse me vajzën e tij.

I emocionuar aktori pranoi çmimin ndërsa rrefeu rrugetimin e tij te gjate dhe të mundimshem në industrinë e filmit .

Kam filluar në këtë industry 30 vjet më parë, dhe gjërat nuk ishin apak të lehta. Dua tju them faleminderit për këtë cmim sepse nuk do të mund tja kisha dalë mbanë pa kastin tim.

Roli shënoi rikthimin e tij në ekranin e madh si një person kryesor pas një mungese nëntëvjeçare nga rolet kryesore. Aktori 54-vjeçar mori një sërë  sfidash fizike për filmin. Ai ka veshur proteza dhe grim, të cilat duhen deri në gjashtë orë për t’u aplikuar, në mënyrë që ai  të luantë këtë rol.

Këtë vit disa prodhime të Hollivudit u bazuan në histori të vërteta, duke përfshirë dokumentarin “Navalny”, i cili shpjegon historinë e komplotit për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny. “Navalny” u shpall dokumenati më i mirë .

“Unë do të doja t’ia kushtoja këtë çmim Navalny-t , të gjithë të burgosurve politikë në mbarë botën. Alexei , bota nuk e ka harruar mesazhin tuaj jetik për të gjithë ne. Ne nuk duhet ti kemi frikë t’i kundërshtojmë diktatorët dhe autoritarizmin kudo që ai  ngre krye”

Gjatë Oscar prezantuesi Jimmy Kimmel dhuroi sërish humor teksa ju referua edhe filmit “The Banshees of Inisherin”, i cili shtjellon tensionet mes miqve në një fshat irlandez. Kimmel solli në skenë një gomar që shkaktoi jo pak të qeshura në skenë.

“Kjo është Xheni, ja ku është, një nga yjet e Banshees të Inisherin. Përshëndetje Xheni. Jo vetëm që Xheni është një aktore, ajo është një gomar i certifikuar”.

Përvec këtyre skenave , këngëtaret e njohura të muzikës si Rihana dhe Lady Gaga dhuruan një super performancë. Rihanna performoi  këngën e njohur “Lift Me Up” ndërsa Gaga këndoi këngën e saj origjinale nga “Top Gun: Maverick”. Spektaklin teleshikuesit amerikanë patën mundësinë ta ndqinin në rrjetin televiziv amerikan Abc neës në transmetimin martonë prej tre orë e gjysmë. “Më falni që nxituam  pak” me keto fjale u mbyll ceremonia e ndarjes se cmimemeve Oscar nga Jimmy Kimmel.