Jemi në vitin 2023 dhe me sa duket organet e drejtësisë nuk kanë hedhur asnjë sy për të restauruar urën e Zogut të parë e cila është krijuar që para 94 vitesh.
Në Maj 2020, u vendosën ca gjoba ndaj kompanisë, sepse IKMT zbuloi se këmbëve të Urën së Milotit i kishin dalë themelet. Një fadromë nisi të vendosë inerte përrreth këmbës që sot është shembur, ndërsa dhjetra të tjera vazhdonin ta gërryenin lumin edhe pasi u vendosën gjoba. Gjë që sipas burimeve të marra, lumit iu mor zhavorri deri fare pranë urës dhe niveli i shtratit të ujit u ul.
Më 29 Janar 2021, gazetari Shqiptar Mentor Kikia u bëri thirrje orgave të drejtësisë që të nisin hetimet dhe të bëhet diçka për Urën e Milotit e njohur ndryshe edhe si Ura e Zogut, njëra këmbë e të cilës është zhytur dhe po rrezikon shembjen e saj.
Në postimin e tij ai u shpreh ,“ Nuk ju dhimbset asnjë lloj pasurie e këtij vendi, o të pangopur? Ka parë në jetën e saj dimra e vërshime uji shumë herë më të mëdha se ky i tanishmi, por ka rezistuar. Unë nuk jam ekspert, por nuk ka asnjë dyshim që kjo urë u dëmtua, pra njëra këmbë e saj u zhyt, sepse lumit iu mor zhavorri deri fare pranë urës dhe niveli i shtratit u ul. Ajo është një urë, është një pronë publike, është një monument kulture që gëzon mbrojtje të veçantë.”
Kushdo që kalon nga Rruga e Kombit, mund të shikoj mjerimin e urës së jashtëzakonshme me harqe të mëdha, në Milot. Reshjet e fundit të shiut, e kanë dëmtuar edhe më tej një ndër Momumentet më të rëndësishme të kulturës në rajonin verilindor të vendit
Harresa e shteti përballë këtij monumenti, ka shtuar shumë mosmarrveshje dhe urrejtjen e banorëve të Milotit,
Jemi kthyer në një shtet ku shkatërrojmë natyrën dhe krijojmë artificialitetin. Cfarë po ndodh në vendin tonë?