Artistë nga trevat shqiptare hedhin ne telajo peizazhin e bukur të zonës

Për pesë ditë me radhë, 23 piktorë nga trevat shqiptare hodhën në telajo peizazhet mahnitëse të rajonit të Lezhës. Me rreth 60 punime të realizuara, kryesisht peizazhe, ata sollën një pasqyrim artistik të natyrës që është shpërfaqet kudo në këtë zonë.

“Art Koloni Lissus” u zhvillua për të tretin vit radhazi, duke konfirmuar Lezhën si një burim të pashtershëm frymëzimi për artistët e artit figurativ. Piktura mbetet një nga mënyrat më të mira për të promovuar këtë rajon, i cili shquhet për resurset e tij të jashtëzakonshme natyrore dhe turistike.

Punimet e artistëve u prezantuan në një ekspozitë të hapur në Shëngjin, një traditë që tashmë është bërë pjesë e përvitshme e jetës artistike të Lezhës. Kjo iniciativë, e ndërmarrë nga piktori lezhjan Pashk Përvathi, ka si synim promovimin e potencialit turistik të rajonit dhe vlerësimin e artit figurativ si një urë lidhëse mes kulturës dhe natyrës.