Vrasja e Elton Javorit në Fier, në kërkim edhe vëllai i autorit! Ishte në makinë me Agim Gashin gjatë shkëmbimit të zjarri
Policia e Fierit ka dhënë detaje rreth vrasjes së Elton Javorit të ndodhur ditën e djeshme në lagjen “16 prilli”.
Mësohet se në kërkim është shpallur edhe Kreshnik Gashi, vëllai i autorit Agim Gashi i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri drejt 41 vjeçarit Elton Javori duke e lënë të vdekur.
Policia konfirmon se ka pasur shkëmbim zjarri mes viktimës dhe autorit.
Në vendngjarje është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip “pistoletë” që dyshohet se ka qenë e viktimës.
“Nga hetimet rezultoi se autorët që udhëtonin me automjetin tip “Benz” janë shtetasit A. G., 35 vjeç dhe K. G., 33 vjeç(vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, në afërsi të automjetin tip “Fuoristradë”, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me nr trupi të paidentifikuar e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis shtetasit A. G. dhe shtetasit E. J. për motive të dobëta”- njofton policia.