Dita e rinisë, pa të rinj!
Dita kombëtare e Rinisë!
Kjo datë në vitet ’90 shënoi një kthesë të madhe historike të protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë, një lëvizje paqësore nga inciatorët ku protagonistë ishin vetë studentët. A duhet ti gëzohemi faktit që rinia jo vetëm “fryti” i së ardhmes por edhe protagonistët kryesorë ndyshojnë historinë e një vendi duke i hapur rrugën ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur?!
Një dukuri kjo, që bie ndesh me realitetin e ditëve të sotme, pasi sot, po vriten pa mëshirë ëndrrat dhe shpresat për të ndërtuar një të ardhme. Sot përpjekjet për të kontribuar, qoftë edhe me një lëvizje studentore, po zbehen tërësisht dhe po zëvendësohen dita ditës me frymën e largimit.
Aty ku rinia perceptohet si bërthamë e shoqërisë, aty ajo nuk është më…