U plagos rëndë në atentat/ Ndërron jetë në spitalin e Lezhës, Eno Nikulaj
Pasi u njoftua zyrtarisht nga policia se Eno Nikulaj ishte në gjendje shumë të rëndë, 40-vjeçari nuk ka mundur t’iu mbijetojë plumbave, duke ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.
Eno Nikulaj u qëllua me breshëri arme teksa lëvizte në aksin Lezhë-Shkodër me automjetin e tij, mbrëmjen e sotme.
Eno Nikulaj është kushëriri i parë i Ardjan Nikulajt i cili u vra në prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:
Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës.