Krimi trondit Lezhën/ Plagoset rëndë kushëriri i Ardjan Nikulajt

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës ndërsa dyshohet se për pasojë është plagosur rëndë një person.
Nga informacionet e para, dyshihet se i plagosur se ka mbetur Eno Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardjan Nikulajt.
Ai është në spital ku po merr ndihmë mjekësore
Kujtojmë se Ardjan Nikulaj u vra më 19 prill 2023 teksa qëndronte në ambjentet e lokalit të tij në Shëngjin. Ngjarja atë kohë, sipas hetimeve, rezultoi të ishte kryer për hakmarrje. Nuk dihet nëse atentati i sotëm ndaj Eno Nikulajt është vazhdë e kësaj hakmarrjeje me Lekstakajt, apo pista të tjera janë në dyshimet e policisë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

Dy atentatet e dështuara ndaj Ardjan Nikulajt!

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 27 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.8 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *