Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Amar (Dritan) Shkëmbit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burime nga grupi hetimor thanë për ABC Neës se autoritetet shqiptare, prej një muaji kishin siguruar informacion se 39 vjeçari ndodhej jashtë vendit.
Prej dy javësh ai është mbajtur nën vëzhgim. Në momentin që policia ka ndërhyrë për ta arrestuar nuk i janë gjetur asnjë dokument identifikimi me vete.
Identifikimi nga policia se kishin të bënin me të njëjtin person është bërë nëpërmjet shenjave të gishtave. Mësohet se fillimisht Shkëmbi ka bërë rezistencë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ