Supergrabitja/ Ja kush ishte pronarja e banesës

Zbardhet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit.

Replika.al mëson se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-shefja e kabinetit të ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

Tashmë pas hekurave ndodhen Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Kujtojmë se në banesën e këtyre të dyve u sekuestruan dje shuma të mëdha parash, ndërsa sot mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit. Replika.al mëson se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.