Një incident ka ndodhur pak minuta më parë ku në një karburant në rrugën “Sadik Petrela” është çarë një tub gazi. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëjnë me dije se janë evakuuar shumica e banorëve pasi ngjarja ka shkaktutar frikë dhe panik për këto të fundit si dhe është bllokuar qarkullimi përkohësisht në këtë aks rrugor.
Njoftim i Policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.