Amar (Dritan) Shkëmbi, i arrestuar ditën e sotme në Emiratet e Bashkuara Arabe për llogari të drejtësisë shqiptare, rezulton një nga personat e përfshirë në operacionin “Komploti”.
Në transkiptimet e siguruara nga SPAK të vëna në dispozicion me autoritetet franceze, ai rezulton se komunikonte në aplikacionin e enkriptuar SKY me Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj të shpallur në kërkim.
Komunikimet në bisedat e enrkiptuara lidhen me atentatin e dështuar ndaj ish prokurorit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur me pseudonimin “Rrumi” dhe riorganizimin e grupit për të rikryer një atentat të dytë.
Shkëmbit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe SPAK në koordinim me qendrën e Interpolit në Lyon, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.
Për atenatatin ndaj prokurorit akuzohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Plaurent Derivshaj, i cili aktualisht është në kërkim.
Të dyshuarit kryesor si ekzekutor për këtë ngjarje janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar dhe shtetasit Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Ndërsa në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja dhe Julian Meçaj.