Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, dëme të shumta materiale

Një banesë në lagjen “24 Maji” qytetin e Vlorës është përfshirë në flakë  pasditen e kësaj të hëne.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e parë të pallatit.

Mësohet se shkak i zjarrit dyshohet të  jetë  bërë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë shmangur përhapjen e zjarrit.