Para se të kryente krimin vrasësi portugez ‘ngatërron rrugën’


Ruben Saravia, është portugezi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Siç shihet edhe në foto Saravia në ambientet e jashtme të hotelit të Nikulajt është kthyer mbrapsht nga rruga që po ndiqte para se të hynte në lokalin ku ekzekutoi me 7 plumba 51 vjeçarin.

Autorët u zbuluan nga një makinë tip “Passat”, të cilën e kishin marrë me qira dhe e kanë përdorur anglezi dhe portugezi.

Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues të krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.