‘Dramë’ në Shkodër, Vllaznia shmang humbjen ndaj Egnatias

 

Vllaznia shmang befasitë dhe lë gjithçka të hapur në duelin e kthimit.

Shkodranët barazuan llogaritë 1-1 ndaj Egnatias vetëm në fund, duke arritur të mbaj hapur llogaritë e kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Vendasit e nisën më mirë duelin, ku kërcënoi portën kundërshtare, por nuk mundi të shënojë. 45 minutëshi i parë nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve të shumta në të dy kampet.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Egnatian, që arriti të shënojë me anë të lojtarit më të formë të tyre, Duamena. Sulmuesi përfitoi nga një pakujdesi në mbrojtje dhe pas një sprinti drejt portës shmangu portierin për të shënuan. Një gol tepër i bukur nga ana e rrogozhinasve, që gjithsesi nuk arriti të shmang barazimin.

Kur po kronometrohej minuta e fundit shtesë, Vllaznia gjeti rrjetën falë një devijimi të Ardit Hoxhaj, i cili mban në lojë shkodranët. Skuadra e Sedloski synon që të luaj finalen e tretë radhazi të Kupës së Shqipërisë, me duelin e kthimit që do të jetë vendimtar. Në dy rastet e mëparshme, shkodranët kanë arritur që të triumfojë.

Check Also

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 13 korrik 2024, dollari amerikan blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.7 lekë. Euro blihet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *