Nga arrestimi i hajdutit të ‘Federata e familjes për paqe’, tek ‘skifteri’ i Beratit, ja çfarë ndodhi mbrëmë në vend

Mbrëmjen e kaluar, janë vënë në prangat e policisë disa shtetas për vepra të ndryshme penale. Kështu, Durrësi arrestoi të shpallurin në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit nr.1 në kryeqytet kanë vënë në pranga një 21 vjeçar pasi vodhi shumën e 9000 dollarëve amerikanë në ambjentet e organizatës  ‘Federata e Familjes për Paqe’.

‘Skifteri’ i Beratit ra në pranga po ashtu. Ai kishte bërë kërdinë në këtë qytet, duke vjedhur plot 14 biznese dhe banesa. Në Shijak u arrestuan dy të tjerë po për vjedhje, mes tyre edhe një 17 vjeçar.

 

Njoftimet e policisë:

 

Durrës/Punë lokalizuese dhe policore për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Lokalizohet, kapet në Durrës dhe arrestohet provizorisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 32-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

 

-A. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

 

32-vjeçarit i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Berat

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Berat, operacioni policor i koduar “Stuff”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.    

 

Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, të ndodhura gjatë vitit 2022.

 

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.  

 

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe disa sende të tjera që autorët i përdornin për të realizuar vjedhjet.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stuff”. 

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

 

– R. N., 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje.   

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. M., 38 vjeç, banues në Berat.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht:

 

– Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan;

– Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.;

– Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.;

– Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.;

– Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.;

– Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.;

-Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K;

– Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.;

– Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.;

– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.;

– Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.;

-Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.;

-Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh; 

-Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.     

 

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

 

Shijak/Finalizohet operacioni policor i koduar “Periferia”, për të goditur dhe zbardhur 4 raste vjedhjesh.

 

Vidhnin vazhdimisht, në fshatra të ndryshëm të qarkut, Policia identifikon 3 bashkëpunëtorët. 2 prej tyre u kapën dhe u arrestuan në flagrancë, vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës hetimore-policore, për të parandaluar dhe goditur vjedhjen e pronës dhe pasurisë së qytetarëve, për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, si dhe për nxjerren e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Periferia”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit:

 

-J. D., 35 vjeç, banues në Sukth dhe një 17-vjeçar, banues në Shijak. Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur pajisje të ndryshme, në një biznes (servis automjetesh), në Xhafzotaj.

 

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi D. A., 29 vjeç, banues në Vorë, për kapjen e të cilit, vijon puna. Gjithashtu, rezultoi se të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura në datat 9 dhe 13 janar, në fshatrat Xhafzotaj dhe Vlashaj, ku janë vjedhur sende dhe pajisje në ambiente (banesa dhe magazina) në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

 

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.