“30 vjet në shërbim të komunitetit”/Kjo është komandantja e ‘hekurt’, Majlinda Brahja

“30 vjet në shërbim të komunitetit”/Kjo është komandantja e ‘hekurt’, Majlinda Brahja

 

Kur përmendim termin ‘polici’, secilit prej nesh i shfaqet imazhi i një mashkulli muskuloz, fytyrëashpër.  Por në radhët e saj ka patur, ka dhe do të ketë gra dhe vajza, që kontribuojnë njëlloj.

Kjo është Linda Brahj. Është 56 vjeç. Dhe ka nisur studimet në Akademinë e sigurisë plot 30 vite më parë.

 

“Djemtë e parë që nisën të frekuentonin shkollën e Akademisë së Policisë, ata ishin nxitësit e mi. Sepse gjatë kohës që shkoja për të bërë stërvitje, sepse unë jam marë me sport dhe me qitje, i shikoja që bënin stërvitje, bënin vrapin e përditshëm, herët dhe në orë të ndryshme, dhe kjo ishte një nga spuntot. Më pëlqeu shumë dhe thashë pse jo? Dhe jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e Akademisë së Sigurisë.”

 

Vitet, puna në një sektor aspak të lehtë për një grua, nuk kanë patur asnjë impakt negativ. Përkundrazi… Ajo e dashuron këtë profesion, njëlloj si ditën e parë…

 

“Unë e kam veshur sot këmishën e policisë si ditën e parë që shkonim në shkollë. Emocioni është gjithmonë preyent tek ne. Për funksionin më të mirë që ka një femër, që s’është e lehtë. Kjo spila që ju më vendosët më bën Akoma edhe më shumë krenare, sepse qenka edhe shumë e bukur”.

 

Është ndër femrat e para që theu ‘tabutë’. Dhe e vendosur, profesioniste e e zonja, arriti të mbajë disa pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

 

“Jam në polici që nga viti 1993. Duke punuar në institucione të ndryshme, siç është SHISH, më pas kam kaluar në mbrojtjen e dëshmitarëve. Në mbrojtjen VIP, tek Forcat Speciale, ose RES siç quhej, BRISK-u. Më pas kam kaluar eksperte kriminaliste. Më pas kam patur përsëri një tjetër kalim në Ministri të Drejtësisë, si shefe e Rrethimit të Jashtëm të Burgut ‘313’. Më pas kalova përsëri tek Përsonat në Kërkim, Forcat e Posaçme Operacionale. Dhe tashmë jam në seksionin e ruajtjes së Objekteve të Rëndësisë së Veçantë, pranë Komisariatit nr.3”.

 

Në dukje një punë e lehtë. Por marrëdhënia me njerëzit, nuk është kurrë e tillë. Shefe Linda, që aktualisht është komandante grupi tek ‘Objektet e rëndësisë së veçantë’ pranë komisariatit 3, pas kaq shumë vitesh, ka edhe një mesazh për qytetarët shqiptarë.

 

“Përgjithësisht njerëzit e duan punën tonë, e duan policinë, sepse ata janë të parët që na njoftojnë për çdo problematikë. Nëpër numrat e telefonit, apo përmes Komisariatit Digjital. Por ka raste, që ne iu themi që nuk mund të futeni, për këtë arsye, ata menjëherë thonë po ne kaluam edhe dje. Ju kaluat, sepse ne nuk iu pengojmë që të kaloni, duke na paraqitur një arsye, duke iu thënë që nuk lejohet të ecësh me shpejtësi. Por përderisa unë të them që ka një event, atëherë duhet të më bindesh. Po kalova dje, pse most ë kaloj sot? Atëherë pse të mos jemi bashkëpunues? Pse ta bëjmë të vështirë punën epunonjësit të policisë? Në fund të fundit ne jemi vetëm peër tiu shërbyer juve. Komunikimi është art, pse na e vështirësoni? Dhe iu bëj thirrje sot që tiu binden urdhërave të policisë dhe të jenë bashkëpunues me ne.”

 

Një mesazh i drejtë, sepse jo rrallëherë mosbindja ndaj punonjësit të policisë ka përfunduar deri edhe ne fatalitet. Duke ulur kështu dashur pa dashur kredibilitetin dhe besueshmërinë në uniformën blu.

 

30 vite karrierë… janë shumë… Dhe përgjatë gjithë këtij harku kohor, kjo grua e hekurt, është përballur me sfida, arritje e jo rrallëherë edhe me momente që e kanë bërë të mendojë të largohet nga radhët e policisë…

 

“Ka patur kështu momentesh. Menjëherë kam gjykuar veten kur kam bërë analizë më pas,  për të thënë që pse e rhashë, pse e bëra.  Unë e dua shumë policinë. E kam patur pasion qëkur e kam nisur. Dhe kur më ndoshin gjëra që nganjëherë shkak arsye, nuk e përballoj për momentin, ne dimë edhe këtë tjetrën, që merr frymë. Me analizën që kam bërë me veten, kam thënë që nuk duhet të nxitohem në veprimë, në arsyetime. Por duhet të hesht. I kam thënë gjithmonë njeriut me të cilin jam përballur, po ti ke të drejtë, faji është i imi, dhe nuk ka qenë për t’u ulur. Por i kam dhënë të drejtë sepse ai mund ta ketë një shkak dhe një arsye. Qoftë ky një qytetar, qoftë një vartës, apo një epror. Edhe nëse heq një punonjës policie nga puna, ai do të kërkojë një punë të ngjashme. Sepse unë mendoj që është profesioni më i vështirë, sidomos për femrat. Ne nuk kemi dashur të sfidojmë kolegët tanë meshkuj, por figura e femrës e ka zbutur policinë. Unë nuk kam për ta lënë policinë e shtetit, vetëm nëse do të ketë një arsye madhore. E kam një sfidë me veten, duhet t’i shërbejmë komunitetit. Shqipëria bëhet vetëm duke punuar.”

 

Dhe ja ku është sërish… Në shërbimin tonë… Në çdo orë të ditës e të natës…

 

“Ne në punë jemi të hutuar dhe të fokusuar tek dinamika. Por edhe kur shkojmë në shtëpi, sërish bie telefoni, nga një koleg, një kolege, nga qytetarë. Pra ne e marrim punën në shtëpi. Ka shumë kolegë që kanë krijuar edhe mangësi në familje…”

Komandantja jonë, Linda, është nga ato gra që e ndan kohën në mënyrë aq proporcionale, saqë arrin t’i bëjë të gjitha… Në dukje e ashpër, por me një shpirt të pasur e artistik…

 

“Përveç dëshirës dhe pasionit për Policinë e Shtetit, e gjithë jeta ime është e fokusuar në jetën artistike dhe sportive. Unë jam një artdashëse dhe këtë e dinë të gjithë. Dua të shoh çdo film që shfaqet në kinema. Dua të shoh çdo tetatër që shfaqet në sallat e teatrit. Dhe sigurisht është edhe ana sportive, që i vjen në ndihmë edhe profesionit tim. Unë sot jam 56 vjeç dhe nëse sdo kisha një aktivitet fizik, trupi i shëndoshë në mendje të shëndoshë.” 

 

Linda Brahja është nga ato femra që pa frikë mund të thuash që duhet marrë shembull. Është një model që duhet ndjekur. Në gjithë këtë rrugëtim të gjatë e plot ngjyra, ‘Zonja e Hekurt’ nga Sauku, ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që zgjedhin të veshin uniformën blu, qofshin ato djem apo vajza.

 

“Iu bëj thirrje të gjithë kolegëve, që po të ecin me dëshirën, dhe ka plot vajza në Policinë e Shtetit që e kanë zbukuruar me ngjyra, do tiu thoja që vazhdoni të punoni sepse ky vend ka nevojë për punonjësin e policisë. Është një profesion që ka Brenda psikologun, mjekun, sepse ne parandalojmë, ka juristin Brenda, ka nënën, ka babain…”

 

Në mbyllje të kësaj biografie të një gruaje të veshur me uniformë, do të ndalemi dhe të bëjmë një analizë. Të jesh polic apo police në vendin tonë, nuk është e lehtë. Të katapultuar nga politika e krimi, policia është i vetmi organ që është munduar me çdo formë të ruajë pavarësinë e saj. Ne dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, në dëshirën tonë të brendshme bartim diçka: Lirinë e këtyre njerëzve që na shërbejnë në çdo orë të ditës dhe natës. Vlerësimin e tyre për sakrificën që bëjnë. Dhe zhveshjen njëherë e mirë nga etiketimet e pahijshme.

 

“Grada jonë është puna që bëjmë ne. Dhe sa më të mirë ta bëjmë ne punën, aq më të graduar jemi tek komuniteti”.

 

 

 

Check Also

Arrestohen në Teksas dy ‘kokat’ e trafikut të drogës, mes tyre një prej djemve të “El Çapos”

Ismael “El Mayo” Zambada, që drejtonte për një kohë të gjatë kartelin Sinaloa të Meksikës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *