Hapet telefoni/ Nga tradhëtia deri te kërcënimet, çfarë zbuloi gazetarja nga mesazhet që Erdgysi i niste Alma Arrazit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku u vetëmbyt Alma Arrazi, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3 vjeç.

Gazetarja Aida Topalli në Replikë , zbulon se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.

Sipas saj në telefonin e motrës së viktimës ishin të gjitha videot që Alma kishte mundur t’i merrte nga telefoni  bashkëshortit të saj ku ky ishte në një lidhje me një vajzë të re 18-vjeç si dhe  janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit kundrejt Almës.

Në telefonin e motrës së viktimës ishin të gjitha videot që Alma kishte mundur t’i merrte nga telefoni  bashkëshortit të saj ku ky ishte në një lidhje me një vajzë të re 18-vjeç. Kjo ishte një lidhje që kishte kohë që kishte nisur, dhe del në pah dhe një prirje 31-vjeçarit Erdgys Arrazi aktualisht i arrestur nën masën e arrestit nga gjykata e Shkodrës për të pasur lidhje me vajza shumë të reja në moshë. Duke qenë se kishin marrë herë pas here kërcënime, familja e viktimës nuk donin të jepnin intervistë vetë për shkak të frikës se këta i druheshin familjes Arrazi”, tha gazetarja Topalli.

Gjithashtu gazetarja tregon arsyen se pse familjarët e Almës nuk kishin marrë pjesë në të gjitha seancat e kërkimit për gjetjen e trupave si të bijës së tyre ashtu edhe të fëmijëve të saj.

Sipas gazetares ditën kur motra ka insistuar  për të shkuar në Komisariatin e Policisë për të denoncar humbjen e kontaktit me motrën dhe me mbesat e nipin e saj  ajo është kërcënuar nga kunati saj duke i thënë se nëse e don jetën do të fshish gjithçka që ke në telefon…