Mediat spanjolle bëjnë me dije se ne kuadër të një operacioni policia ka mundur të vërë në pranga dy shtetas shqiptarë të cilët dyshohet se janë drejtues të një organizate kriminale në Shqipëri.
Ndër të tjera në njoftimin e mediave iberike thuhet se të arrestuarit ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Grup i strukturuar kriminal”; “Armë pa leje” dhe “Pastrim parash”.
Ata akuzohen gjithashtu nga autoritetet shqiptare për tentativë për të ekzekutuar anëtarë të një organizate kriminale rivale.
Nga informacionet e marra në nëntorin e kaluar u bë e ditur prania e këtyre dy personave në vendin tonë. Pas disa tentativave, INTERPOL-i ka lëshuar dy urdhër-arreste ndaj të dyve.
Policia spanjolle njoftoi gjithashtu se të arrestuarit janë të përfshirë edhe në aktivitete të paligjshme në Spanjë, përfshirë trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.