Policia zbarkon në Surrel. Kontroll në banesën e Ervis Martinajt
Tekse prej 5 muajsh ende nuk dihet asgjë për fatin e tij, Policia e Shtetit po ushtron kontroll në banesën e Ervis Martinajt në Surrel.
Nga aksioni në vilën e Ervis Martinajt në Surrel, s’gjendet asnjë e paligjshme. Në banesë janë marrë vetëm dokumente ndërsa mësohet se në banesë nuk ka qenë asnjë familjar i tij. Të gjitha dokumentet janë marrë, e janë dërguar për t’u analizuar. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se çfarë shkruhet në to.
Replika.al botoi mbrëmjen e kaluar një shkrim ku ngrinte pikëpyetjen e fatit të mbretit të lojërave të fatit
Ervis Martinaj u zhduk në fillim të gushtit të vitit të kaluar. Ende sot nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur me të. Ndërsa familjarët drejtojnë gishtin tek politika
*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.