Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njëri nga personat e dyshuar si udhëheqës i grupit që ka sulmuar gazetarët në Liposaviç më 29 maj, është arrestuar ditën e sotme.
Ai ka bërë me dije se i arrestuari është Nemanja Vllaskoviç, ndërsa ka shtuar se ai do të përballet me drejtësinë.
“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviç me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë. Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka njoftuar ministri.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ