Një serb në Graçanicë të Kosovës është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer krime lufte. Sipas njoftimit i arrestuari i identifikuar si D.M dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullsisë civile.
Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë në detyrën e tij si gardian në burgun e Lipjanit, në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale, një pistoletë , fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.
Refuzimi i Albin Kurtit për t’u takuar me Ramën vazhdon të mbetet i pakuptimtë.
Pas këtij arrestimi, serbët lokalë u mblodhën para stacionit policor në Graçanicë komunë e banuar me shumicës serbe që gjendet afër Prishtinës dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë duke kërkuar lirimin e të arrestuarit.
Graçanica është një prej gjashtë komunave me shumicë serbe që gjendet në jug të Ibrit.
Për këtë arrestim ka patur reagime nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë si dhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.
Sipas Listës Serbe arrestimi është i pabazuar. Në reagim bëhet me dije se i arrestuari është Dragisha Millenkoviq, duke shtuar se po bëhet “gjueti për serbët para syve të bashkësisë ndërkombëtare”.
Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se ky arrestim është “plani i hakmarrjes ndaj serbëve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke mos dhënë asnjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.
Lufta në Kosovë e viteve 1998/99 përfundoi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe.
Mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në luftë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur janë mbi 1.600 persona, pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë.