Pasioni sfidon fatkeqësinë! Gjithë jetën në karrocë, Elma boton 15 libra!

Kruja është qyteti i kështjellave, i heronjve, i historisë por mes kalldrëmave të saj jeton një tjetër histori e heshtur por e fuqishme. Është historia e Elma Rustanit një grua që nuk ecën me këmbë por me fjalë dhe ka shkuar shumë larg. Ajo është 47-vjece ka botuar 15 libra ka edhe 5 të tjerë gati për botim, të gjitha, i ka shkruar duke jetuar një jetë që nuk është aspak e zakonshme.

Sepse me gjithë këtë sëmundje që ka në kurriz, me këtë jetë të vështirë që ka dhe me kushte jo shumë të mira që kemi të punojë në këtë mënyrë dhe të tjerët janë befasuar.ka qenë një kritik shumë i mirë që e ka vlerësu jashtë mase Elmën sidomos për thëniet e mencura sepse tekset e saj kryesisht janë të mbushura me thënie të mencura. Ku i gjem më këtë qytet kaq të vogël thoshte si është e mundur me këtë peshë që mban ajo . Libri i bukur është  12 shtigje në Ersekë. Unë e kam të vështirë t’i dalloj nlibrat e bukura të saj. Ka punuar shumë rreth dy vite për një libër nuk është e lehtë. Punon me laptop me asgjë tjetër, jemi lidh me një shtypshkronjë në Tiranë, është lidhur vetë Ema dhe kur është e gatshme të botonjnë librin ja dërgon me email dhe e boton. Unë me Elmën krenohem jam krenar,madje jemi privilegju, pavarësisht se ajo lëviz me karrocë prej  47 vitesh unë përsëri ndihem i privilegjuar sepse ajo punon dhe vazhdon të punojë dhe deri tani ka botuar 15 libra, njëri nga këto në gjuhën italiane dhe ka në dorë dhe pesë libra të tjerë. Para një jave organizoi një aktivitet të përkryer shkolla e mesme vetëm për botimet e Eglës doli dicka e bukur”, tha babai i saj.

Kështu e njohim edhe ne në një veprimtari në gjimnazin e Krujës aty u promovua libri i saj i 11-të, askush nuk fliste për kufizimet e saj flitej për talentin, për shpirtin e saj të bukur, për fjalët që frymëzojnë.

Elma ka lexuar cdo libër që gjendet në biblotekën e Krujës, në shtëpi ka krijuar një tjetër botë të mbushur me libra dhe dritë. Elma nuk kërkoi mëshirë ajo kërkoi fjalë  dhe i gjeti.

“Elma nuk ka libra me lexuar, sepse i ka lexuar të gjitha, ka shfrtytëzu biblotekën  eqytetit, ka shfrytëzu biblotekat e shkollave që janë goxha te fuqishme, biblotekën e vet dhe aq sa kam unë mundësitë e mia ja kam blerë librat për të pasur një bibliotekë të pasur”, shtoi ai.

Në qytetin e historive të mëdha Elma ka shkruar te sajën një histori që nuk ka nevojë për zhurmë  sepse zëri i saj vjen nga zemra. E vërteta është se jo cdo hero ecën mbi tokë, disa fluturojnë me fjalë.

Elma Rustani, vajza që nuk e pranoi heshtjen por e shndërroi në poezi.

Elma Rustani është dëshmia më e bukur se arti jeton dhe në heshtje se fuqia e një njeriu nuk matet me trupin por me shpirtin që zgjedh të mos ndalet.

Nga Kruja një vajzë me karrocë ka shkruar histori për të gjithë ne.