Këngëtari Liam Payne, ish-anëtar i grupit One Direction, kishte konsumuar disa lloje drogash, përfshirë kokainën dhe metamfetaminën, përpara se të hidhej nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.
Edhe pse rezultatet përfundimtare kërkojnë disa javë për të dalë, mjekët thonë se në trupin e tij është gjetur një koktej droge i quajtur “kokaina rozë,” që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA. Këto substanca, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë, janë zbuluar gjatë një autopsie të pjesshme.
Liam ndërroi jetë më 16 tetor 2024 pasi ra ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Ai pësoi lëndime fatale, ndërsa hetimet sugjeruan se kishte konsumuar alkool dhe droga. Autoritetet nuk gjetën shenja të përfshirjes së një pale të tretë, megjithëse incidenti po hetohet si “vdekje e dyshimtë.”
Payne kishte folur më parë për problemet e tij me shëndetin mendor dhe abuzimin me substanca.