Tragjike në SHBA, foshnja 1 vjeçe sulmohet për vdekje nga qentë

Një foshnjë një vjeçare ka ndërruar jetë në mënyrë të tmerrshme në Teksas të SHBA-së, kur u sulmua ashpër nga tre qen.

Sipas revistës People, djali një vjeçar u sulmua mëngjesin e së hënës, 15 prill në Duncanville nga qentë që ishin një përzierje e barinjve gjermanë dhe një race tjetër, me peshë rreth 40 kilogramë.

Foshnja ndodhej në shtëpi nën mbikëqyrjen e një dadoje dhe qentë, të cilët i përkasin gruas, ndodheshin në oborrin e shtëpisë, por arritën të futen disi brenda dhe ka ndodhur ngjarja fatale.

Në momentin e sulmit, sipas shefit të policisë së Duncanville, Matthew Stogner, në shtëpi ishin 3 fëmijë, të cilët mbijetuan, si dhe dadoja e tyre.

Stogner gjithashtu raportoi se gruaja që po kujdesej për foshnjën fatkeqe u përpoq t’i largonte qentë nga foshnja pa dobi derisa oficerët arritën dhe ajo gjithashtu pësoi disa lëndime.

Check Also

KLP vendos fatin e tij, Alfred Balla letër anëtarëve: Dua të dëgjohem! Këshilli duhet të ketë parasysh se …

Mësohet se Balla ka komunikuar me kolegët e tij të KLP-së me dy emaile. Në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *