Një i ri me origjinë shqiptare gjeti vdekjen gjatë një aksidenti rrugor në Itali që u regjistrua mëngjesin e djeshëm.
Mediat italiane shkruajnë se përplasja fatale u regjistrua rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm jashtë Terracinës.Sipas një rikonstruksioni fillestar të bërë nga Karabinierët, një furgon drejtuar nga një 41-vjeçar që punonte për një kompani po udhëtonte përgjatë rrugës Appian drejt Terracina në hyrje të qytetit.
Shoferi i tha policisë se pranë mbikalimit me pamje nga spitali i Fiorinit, furgoni i tij ka goditur diçka që nuk ka mundur ta deshifrojë menjëherë dhe pasi ka udhëtuar disa metra, është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Më pas, ai ka zbuluar trupin e të riut shqiptar të shtrirë në shkurret në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit ka shkuar menjëherë në kazermën e Karabinierëve ku ka treguar gjithçka.
Ai, u akuzua për vrasje me automjet.
Dinamika e asaj që ka ndodhur po shqyrtohet ende nga hetuesit e ngjarjes, pavarësisht dëshmisë së 61-vjeçarit.