Thellohet kriza humanitare/ Sekretari i OKB i bën thirrje botës të kthejë sytë nga Siria

Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri ka kaluar mbi 19,000. Të paktën 16,170 njerëz kanë vdekur në Turqi, sipas presidentit të vendit Recep Tayyip Erdogan, ndërsa të paktën 3,162 janë vrarë në Siri.
Karvani i parë i ndihmës i OKB-së ka mbërritur nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen shpejt dhe banorët e Turqisë juglindore dhe Sirisë veriperëndimore po kritikojnë ato që ata i quajnë përpjekje të ngadalta të kërkimit dhe shpëtimit.
Megjithatë, mes të ftohtit të acartë, punonjësit e shpëtimit po i nxjerrin ende njerëzit të gjallë nga rrënojat, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë për të katërtën ditë.

NATO thotë se po vazhdon t’i japë ndihmë aleate Turqisë.

“Aeroplanët ushtarak të Aleancës po lehtësojnë lëvizjen e shpejtë të mbështetjes thelbësore për zonat më të goditura nga tërmetet,” tha Komanda Ajrore e NATO-s në Twitter.

Ai shtoi se mbështetja përfshin ekipet e kërkimit dhe shpëtimit me qen, personel emergjence, si dhe furnizime.