“Rreziqet e recesionit janë ulur“, FMN skanon ekonominë globale: Parashikohet rritje me 2.9%

Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili skanon ekonominë e globit ka bërë një parashikim mbi ecurinë ekomike dhe të ardhmen e saj.

FMN ka parashikuar rritje ekomike globale  për vitin 2023, si pasojë e kërkesës  në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, kostot më të ulëta të energjisë dhe rihapjen e ekonomisë së Kinës pasi Pekini lehtësoi kufizimet e rrepta COVID-19.

Konkretisht, FMN-ja ka parashikuar që rritja globale mund të jetë 2.9 për qind gjatë këtij viti, një përmirësim nga ai tetorit që parashikonte një rritje prej 2.7 për qind, mes paralajmërimeve se bota mund të bierë lehtësisht në recesion.

Kryeekonomisti i FMN-së njoftoi se rreziqet e recesionit janë lehtësuar dhe bankat qendrore po bëjnë përparim në kontrollin e inflacionit, por nevojitet më shumë punë për të kontrolluar çmimet.

“Ne duhet të jemi të përgatitur të presim të papriturën, por mund të përfaqësojë një pikë kthese, me arritjen e rritjes dhe rënien e inflacionit”, tha zyrtari i lartë.