SHBA dyshon se Kina është një aleate e Rusisë dhe kjo në vjen në një situatë delikate ajo e luftës në Ukrainë. Dyshimet i shtoi më shumë edhe vizita e kryediplomatit Kinez në Moskë dje,
Por sot duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, delegati i Kinës ka këmbëngulur se pozicioni i vendit të tij ndaj Ukrainës ka qenë “konsistent dhe i qartë”.
Vendet anëtare të OKB-së po debatojnë aktualisht në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme në New York një projekt-rezolutë që i kërkon Rusisë të largohet nga Ukraina.
Delegati i Pekinit deklaroi se “mënyra e vetme për të zgjidhur krizën në Ukrainë” është përmes dialogut, ndërsa shtoi se prioriteti kryesor i Kinës është të lehtësojë armëpushimin mes vendeve dhe ndërprerjen e armiqësisë.