Protestat masive në Francë/ Si u ndal Macron nga Sindikatat

Pas njoftimit të qeverisë Franceze për një projktligj që parashikon ndryshime të gjera në sistemin e pensioneve që do të shtyjnë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, francezët nuk kanë hezituar që të mbushin përsëri sheshet duke na kujtuar jelekverdhët e famshëm.

Sindikatat nuk janë aspak të kënaqura dhe më shumë se 1 milion njerëz dolën në protesta javën e kaluar për të kundërshtuar planet e qeverisë. Të tjera greva dhe protesta janë planifikuar të mbahen më 31 janar dhe ndoshta edhe më tej.

Gjithmonë nëse do ta lejojë masivitetii protestave, Qeveria synon ta miratojë projektligjin deri në verë, në mënyrë që ndryshimet të hyjnë në fuqi në shtator. Planet e Macronit mund të ndërpriten në varësi të shkallës dhe kohëzgjatjes së protestave dhe grevave.