Nota verbale ndaj Britanisë, ministri britanik për deklaratën ndaj shqiptarëve: Nuk pendohem

Ministri për Emigracionin Robert Jenrick ka reaguar në një intervistë për deklaratën ndaj emigrantëve shqiptarë ku i quajti krimininelë, pas notës verbale që Shqiperia i dërgoi Britanisë së Madhe.

“Nuk jam penduar për videon, duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. Me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë”, tha ai.

Ndërkohë, prezantuesi i emisionit dënoi gjuhën diskriminuese të përdorur ndaj shqiptarëve.

Rikujtojmë se Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe, për retorikën e përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë, të cilën e ka cilësuar “gjuhë urrejtëse dhe diskriminim” ndaj emigrantëve shqiptarë.