Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg nga Konferenca e Sigurisë: Putin po planifikon për më shumë luftë

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur për CNN në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani, tha se Rusia nuk po kërkon paqe.

“Ne shohim të kundërtën. Ai nuk po planifikon për paqe. Ai po planifikon për më shumë luftë.”, tha ai.

Stoltenberg vuri në dukje luftën në qytetin Bakhmut, ku forcat ruse, të ndihmuara nga grupi Wagner, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre që kur morën kontrollin e qytetit fqinj të minierave të kripës, Soledar, një muaj më parë.