Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se kishte marrë kërcënime pas atentatit ndaj homologut të tij sllovak. Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me pesë plumba ditën e djeshme në një atentat ndaj tij.
“Shumë ndodhi dje,” tha Tusk në një postim në X, shoqëruar me një pamje të një komenti, gjithashtu në X, shkruhej: “sot, sllovakët na dhanë një shembull se çfarë duhet bërë me Donald Tusk”.
Gjithashtu atmosfera politike në Poloni ka mbetur e tensionuar vitet e fundit. Ndërsa Ministri i Brendshën polak Tomasz Siemoniak tha se “Sigurisht, ne analizojmë dhe nxjerrim përfundime, por nuk flasim për to publikisht”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ