TURQI – Alkan Ozhan, një banor i Adanase në Turqi, qytet ky që u godit rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i një dite më parë. Teksa po vëzhgon nga afër punën e ekipit të kërkum shpëtimit në rrenojat e një pallati, ai rrefen se ka humbur 11 pjesëtarë të famijes, duke përfshirë nënën dhe babain e tij.
“Djali i kushëririt tim, mami dhe babi, daja, gruaja, nipi. Të gjithë. Ne po ndihemi shumë keq”
Ai deklaroi se vetëm në atë banesë të shembur janë gjetur rreth 50 trupa të pajetë.
“Ndërtesat u rrëzuan – shumë njerëz vdiqën. Këtu, thuajse 45-50 njerëz humben jetën, ju po e shihni. Disa prej tyre arritën të shpetojnë, por prap 50 njerëz nuk arritën të mbijetojnë. “
Lëkundjet e forta sizmike kanë rrezuar mijëra ndërtesa. Ekipet e shpëtimit kjanë në terren për të gjetur sa më shumë të mbijetuar, por përpjekjet e tyre po veshtirësohen nga temperaturat nën zero dhe nga pasgoditjet. Turqia ka vendosur më shumë se 24,400 personel kërkim-shpëtimi në zonën e tërmetit, teksa mijëra vullnetarë u janë bashkuar atyre.