Ecuria negative në kampionat po reflektohet edhe në presidencë. Everton është nxjerrë tashmë në ankand, me pronarin e shumicës, Farhad Moshiri që ka kërkuar oferta nga të interesuarit. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, biznesmeni iranian ka vendosur të heq dorë nga zotërimi i skuadrës që mban vendin e fundit në renditjen e Premier League angleze. Gjithsesi, ajo që mbetet në dyshim është nëse Moshiri do shes shumicën apo pakicën e aksioneve.
Besohet se 67-vjeçari synon të rikuperojë paratë që ka investuar në ndërtimin e stadiumit të ri të klubit. Sipas tabloidit “The Guardian” Moshiri shpreson që ofertat në drejtim të tij të kapin vlerën e rreth 570 milionë eurove, teksa zotëron shumicën e aksioneve që nga viti 2016. Të shumtë kanë qënë ata biznesmen që kanë pasur interes për blerjen e një prej klubeve historike angleze, të cilët nuk kanë rënë nga kategoria që kur elita e futbollit anglez njihet si Premier League.