BRITANI E MADHE- Juljan Shkambi, 29 vjeç, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg pasi shkaktoi një aksident me vdekje në Flore të Britanisë. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit të kaluar. Sipas mediave britanike, përplasja fatale ndodhi në bypass-in A45 në Flore rreth orës 22:55 të së hënës më 3 tetor, kur një Vauxhall Zafira e kuqe që drejtohej nga Shkambi, ku udhëtonin dhe dy pasagjerë, ecte drejt Northamptonit, ndërsa hyri kundravajtje duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tjetër.
Shoferi i Fordit – një burrë rreth të 40-ave – pësoi lëndime të mëdha dhe ndërroi jetë në vend. Ajo që e rëndëoi pozitën e Shkamit ishte dhe fakti që ai vetë dhe dy pasagjerët e tij u larguan të gjithë nga vendi i ngjarjes në këmbë. Por u gjetën shumë shpejt nga një ekip qensh të trajnuar në një fushë, të gjithë të fshehur në bar.
Në seancë, Shkambi pranoi se ishte shoferi i makinës dhe se ishte i lodhur pas një dite të plotë pune në Leicester kur mori vendimin për të nisur udhëtimin tre orë me makinë për në Luton, ku jetonte. Ai u tha oficerëve se nuk e ndërroi timonin me asnjërin nga pasagjerët sepse ai “thjesht donte të kthehej në shtëpi.
Mbi të riun shqiptar rëndon edhe akuza e drejtimit të mjetit pa patentë, për shkak se ai kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht. Atij iu hoq e drejta nga drejtimi i mjetit për 5 vite të tjera. Gjykata shqiptoi dhe faktin se Shkambi gjithashtu mund të përballet me dëbimin drejt Shqipërisë.