Partia opozitare konservatore në Gjermani CDU po kërkon të rimarrë votuesit duke ndryshuar rrënjësisht politikën e emigracionit dhe azilit. Kjo përfshin planet për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda për trajtimin e aplikimeve të tyre.Zv. lideri parlamentar Jens Spahn tha të shtunën se partia e tij favorizon transportimin e refugjatëve të ardhshëm në vende të treta si Ganën dhe Ruandën në Afrikë, apo në vende jo-BE si Moldavinë dhe Gjeorgjinë, për procesimin e aplikimeve të azilit.
Koncepti i politikës Ruanda nga Britania po fiton terren ndërkombëtarisht. Ndërsa konventa e Gjenevës nuk specifikon që mbrojtja e refugjatëve duhet bërë në BE, ekspertët kanë dyshime serioze për aspektet ligjore dhe humanitare të një plani të tillë.Plani është elementi thelbësor i “parimit themelor” të programit të CDU-së. Synohet arritja e marrëveshjeve kontraktuale me vende të treta për të siguruar mbrojtjen e refugjatëve në këmbim. Kjo quhet nga Spahn si një “zgjedhje konsekuente”.
Drejtuesit e CDU besojne se kjo politike do të ndalojë rrjedhën masive të refugjatëve, teksa zgjedhjet vendore dhe ato kombëtare presin Gjermaninë deri në vjeshtën e vitit 2025.