Brenda Konutllar 600/ “A do t’i marrë dikush këto fotografi? Apo do mbesin vetëm një tregues se dikur këtu, ka pasur jetë…”

Janë disa foto… Është një fëmijë i vogël… Është babai…. nëna… është e gjithë familja…

Jemi në Konutllar 600, një kompleks afër qendrës së Hatay-t.

Dikur apartamente luksoze, ku jetonin të lumtur qindra familje.

Sot kanë mbetur vetëm gërmadha…

Dhe nga fundi i tyre, kanë dalë në krye këto pazëlla jete…

Janë disa momente të lumtura, kështu duken nga fotografitë.

Një fëmijë i lumtur që s’dihet në jeton më…

Një nënë dhe një baba që sollën në jetë këtë fryt dashurie…

Që sërish, nuk dihet nëse jetojnë më…

Përse janë këto fotografi këtu?

A do të kthehet dikush t’i marrë?

Apo do të mbeten thjesht një kujtim nga rrënojat, si për të treguar që këtu, dikur, ka patur jetë…